| Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? | Mësimi 16 |
Vendimi yt për t’i shërbyer Perëndisë |
|
| Çfarë duhet të bësh për t’u bërë mik i Perëndisë? (1, 2) | |
| Si i dedikohesh Perëndisë? (1) | |
| Kur duhet të pagëzohesh? (2) | |
| Si mund ta fitosh forcën për të qëndruar i besueshëm ndaj Perëndisë? (3) | |
1. Për t’u bërë mik i Perëndisë, duhet të fitosh njohuri të mjaftueshme për të vërtetën biblike (1. Timoteut 2:3, 4), të kesh besim në gjërat që ke mësuar (Hebrenjve 11:6), të pendohesh për mëkatet (Veprat 17:30, 31) dhe të kthesh drejtimin tënd në jetë. (Veprat 3:19) Atëherë, dashuria jote për Perëndinë do të të nxisë që t’i dedikohesh atij. Kjo do të thotë që në një lutje personale private, t’i tregosh atij se po i jep veten për të bërë vullnetin e tij.—Mateu 16:24; 22:37. 2. Pasi të kesh bërë dedikimin ndaj Perëndisë, duhet të pagëzohesh. (Mateu 28:19, 20) Pagëzimi u jep mundësi të gjithëve të dinë se ti i je dedikuar Jehovait. Prandaj, pagëzimi është vetëm për ata që janë mjaft të rritur për të vendosur që t’i shërbejnë Perëndisë. Kur një person pagëzohet, gjithë trupi i tij duhet të zhytet për një çast në ujë.*—Marku 1:9, 10; Veprat 8:36. 3. Pas dedikimit, Jehovai pret nga ti që të jetosh në përputhje me premtimin që ke bërë. (Psalmi 50:14; Eklisiastiu 5:4, 5) Djalli do të përpiqet që të të pengojë t’i shërbesh Jehovait. (1. Pjetrit 5:8) Megjithatë, afroju Perëndisë në lutje. (Filipianëve 4:6, 7) Studioje Fjalën e tij çdo ditë. (Psalmi 1:1–3) Qëndro afër me kongregacionin. (Hebrenjve 13:17) Duke bërë të gjitha këto, do të fitosh forcën për të qëndruar i besueshëm ndaj Perëndisë. Në këtë mënyrë, mund të bësh për gjithë përjetësinë ato që Perëndia kërkon prej teje. A do të dëshiroje më shumë informacione ose një studim biblik pa pagesë në shtëpinë tënde? Shkruaju Dëshmitarëve të Jehovait në një nga adresat e përshtatshme. Adresat
|
||
Botuar më 1996 |
|
Copyright © 2012 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania. All rights reserved. |
|