| Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? | Mësimi 15 |
Të ndihmojmë të tjerët që të kryejnë vullnetin e Perëndisë |
|
| Përse duhet t’u flasësh të tjerëve për atë që po mëson? (1) | |
| Me kë mund ta ndash lajmin e mirë? (2) | |
| Çfarë ndikimi mund të ketë sjellja jote mbi të tjerët? (2) | |
| Kur mund të predikosh bashkë me kongregacionin? (3) | |
1. Deri tani ti ke mësuar shumë gjëra të mira nga Bibla. Kjo gjë duhet të të çojë në kultivimin e personalitetit të krishterë. (Efesianëve 4:22–24) Njohuria që merr është thelbësore për ty, sepse nëpërmjet saj fiton jetën e përhershme. (Gjoni 17:3) Gjithsesi, edhe të tjerët duhet ta dëgjojnë lajmin e mirë, në mënyrë që edhe ata të mund të shpëtojnë. Të gjithë të krishterët e vërtetë duhet t’u dëshmojnë të tjerëve. Është urdhër nga Perëndia.—Romakëve 10:10; 1. Korintasve 9:16; 1. Timoteut 4:16. 2. Mund të ndash gjërat e mira që po mëson me ata që janë pranë teje. Tregojua ato familjes sate, miqve, shokëve të shkollës dhe kolegëve. Ndërsa e bën këtë, ji i sjellshëm dhe i durueshëm. (2. Timoteut 2:24, 25) Mos harro se shpeshherë njerëzit vërejnë më shumë sjelljen tek një person, sesa dëgjojnë atë që ai u thotë. Prandaj, sjellja jote e mirë mund të tërheqë të tjerët për të dëgjuar mesazhin, për të cilin ti u flet.—Mateu 5:16; 1. Pjetrit 3:1, 2, 16. 3. Me kalimin e kohës, mund të kualifikohesh për të filluar predikimin me kongregacionin lokal të Dëshmitarëve të Jehovait. Ky është një hap i rëndësishëm në përparimin tënd. (Mateu 24:14) Ç’gëzim do të jetë, sikur të mund të ndihmosh dikë tjetër që të bëhet shërbëtor i Jehovait dhe të fitojë jetën e përhershme!—1. Selanikasve 2:19, 20. |
||
Botuar më 1996 |
|
Copyright © 2006 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania. All rights reserved. |
|