| Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? | Mësimi 13 |
Si mund ta gjesh fenë e vërtetë? |
|
| A i pëlqejnë Perëndisë të gjitha fetë apo vetëm një? (1) | |
| Përse ka kaq shumë fe që pohojnë se janë të krishtere? (2) | |
| Si mund t’i identifikosh të krishterët e vërtetë? (3–7) | |
1. Jezui filloi një fe të vërtetë të krishtere. Si rrjedhim, sot duhet të ketë vetëm një shoqëri ose grup adhuruesish të vërtetë të Perëndisë Jehova. (Gjoni 4:23, 24; Efesianëve 4:4, 5) Bibla mëson se vetëm pak njerëz janë në rrugën e ngushtë që të çon në jetë.—Mateu 7:13, 14. 2. Bibla paratha se pas vdekjes së apostujve, mësimet e gabuara dhe praktikat jo të krishtere do të hynin me dinakëri në kongregacionin e krishterë. Disa njerëz do të tërhiqnin besimtarë, me qëllim që ata të ndiqnin këta njerëz në vend të Krishtit. (Mateu 7:15, 21–23; Veprat 20:29, 30) Ja, përse sot shohim kaq shumë fe të ndryshme që pohojnë se janë të krishtere. Si mund t’i identifikojmë të krishterët e vërtetë? 3. Shenja më e dallueshme e të krishterëve të vërtetë është se ata kanë dashuri të vërtetë mes tyre. (Gjoni 13:34, 35) Atyre nuk u mësohet se janë më të mirë se njerëzit e racave të tjera apo të racave me ngjyrë. Atyre nuk u mësohet as të urrejnë popujt e vendeve të tjera. (Veprat 10:34, 35) Kështu, ata nuk marrin pjesë në luftëra. Të krishterët e vërtetë e trajtojnë njëri-tjetrin si vëllezër dhe motra.—1. Gjonit 4:20, 21.
4. Një shenjë tjetër e fesë së vërtetë është se anëtarët e saj kanë respekt të thellë për Biblën. Ata e pranojnë atë si Fjalë të Perëndisë dhe besojnë në atë që ajo thotë. (Gjoni 17:17; 2. Timoteut 3:16, 17) Ata e konsiderojnë Fjalën e Perëndisë më të rëndësishme se mendimet dhe zakonet njerëzore. (Mateu 15:1–3, 7–9) Në jetën e tyre të përditshme, ata përpiqen të jetojnë sipas Biblës. Kështu që ata nuk predikojnë një gjë dhe më pas praktikojnë një tjetër.—Titit 1:15, 16. 5. Përveç këtyre, feja e vërtetë duhet të nderojë emrin e Perëndisë. (Mateu 6:9) Jezui ua bëri të njohur të tjerëve emrin e Perëndisë, Jehova. Të krishterët e vërtetë duhet të bëjnë po ashtu. (Gjoni 17:6, 26; Romakëve 10:13, 14) Kush janë ata njerëz në zonën tënde që u flasin të tjerëve për emrin e Perëndisë? 6. Të krishterët e vërtetë duhet të predikojnë mbi Mbretërinë e Perëndisë. Edhe Jezui bëri kështu. Ai foli gjithmonë për Mbretërinë. (Luka 8:1) Ai i urdhëroi dishepujt e tij të predikonin po këtë mesazh në të gjithë tokën. (Mateu 24:14; 28:19, 20) Të krishterët e vërtetë besojnë se vetëm Mbretëria e Perëndisë do të sjellë paqe të vërtetë dhe siguri në tokë.—Psalmi 146:3–5. 7. Dishepujt e Jezuit nuk duhet të jenë pjesë e kësaj bote të ligë. (Gjoni 17:16) Ata nuk përzihen në çështjet politike të botës dhe në polemikat sociale. Ata shmangin sjelljen, praktikat dhe qëndrimet e dëmshme, që janë të zakonshme në botë. (Jakovit 1:27; 4:4) A mund të identifikosh një grup fetar në zonën tënde, që ka këto shenja të krishterimit të vërtetë? |
||
Botuar më 1996 |
|
Copyright © 2012 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania. All rights reserved. |
|