Sit Web zyrtar i Dëshmitarëve të Jehovait

Ballina Beliefs Future Medical Topics Na kontaktoni Publications Languages
Një Bibël

Çfarë mëson vërtet Bibla?

A ishte ky qëllimi i Perëndisë?


KAPITUJT

  1. Cila është e vërteta rreth Perëndisë?
  2. Bibla—Një libër nga Perëndia
  3. Cili është qëllimi i Perëndisë për tokën?
  4. Kush është Jezu Krishti?
  5. Shpërblesa—Dhurata më e madhe e Perëndisë
  6. Ku janë të vdekurit?
  7. Shpresë reale për njerëzit e afërt që na kanë vdekur
  8. Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?
  9. A po jetojmë në «ditët e fundit»?
  10. Krijesat frymore: Si ndikojnë te ne?
  11. Pse i lejon Perëndia vuajtjet?
  12. Të jetojmë në mënyrën që i pëlqen Perëndisë
  13. Të kemi pikëpamjen e Perëndisë për jetën
  14. Si të kesh një jetë të lumtur familjare?
  15. Adhurimi që miraton Perëndia
  16. Merr anën e adhurimit të vërtetë
  17. Afroju Perëndisë me anë të lutjes
  18. Pagëzimi dhe marrëdhënia jote me Perëndinë
  19. Qëndro në dashurinë e Perëndisë

Shtyp këtë faqe Shtyp këtë faqe

PROVO të shfletosh një gazetë, të ndezësh televizorin ose radion. Janë plot e përplot me lajme për krime, luftëra e terrorizëm! Ose mendo për hallet që mund të kesh ti vetë. Ndoshta po vuan shumë nga ndonjë sëmundje ose nga vdekja e një njeriut tënd. Mbase ndihesh si Jobi, një njeri i mirë që tha se ishte ‘i mbuluar nga mjerimi’.—Jobi 10:15, Dom Simon Filipaj.

Pyete veten:

Bibla jep përgjigje të kënaqshme për këto pyetje.

BIBLA MËSON SE PERËNDIA DO TË SJELLË KËTO NDRYSHIME NË TOKË

Një burrë i moshuar që bëhet prapë i ri

«Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. Nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më.»—Zbulesa 21:4


Një vajzë e gjymtuar që vrapon përsëri

«I çali do t’i ngjitë të përpjetat si një dre.»—Isaia 35:6


Një burri të verbër i rikthehet shikimi

«Do të hapen sytë e të verbërve.»—Isaia 35:5


Një grua gëzon sepse sheh një person të dashur që rikthehet në jetë

«Të gjithë ata që janë në varre . . . do të dalin.»—Gjoni 5:28, 29


Një djalë i sëmurë shërohet

«Asnjë banor nuk do të thotë: ‘Jam sëmurë.’»—Isaia 33:24


Fusha me grurë

«Në tokë do të ketë drithë me bollëk.»—Psalmi 72:16


NXIRR DOBI NGA AJO QË MËSON BIBLA

Dy burra duke studiuar Biblën

Mos i hidh poshtë menjëherë ato që tregohen më sipër, duke thënë se janë fantazi. Perëndia ka premtuar se do t’i sjellë këto ndryshime, e Bibla shpjegon si do ta bëjë ai këtë.

Por Bibla nuk mjaftohet vetëm me kaq. Ajo na tregon mënyrën se si të kemi një jetë vërtet të kënaqshme që tani. Mendo një çast për ankthet ose problemet që mund të kesh ti vetë. Ndoshta ke probleme ekonomike, ndonjë problem familjar, shëndet të dobët ose të ka vdekur një njeri i afërt. Bibla mund të të ndihmojë që të përballosh problemet e sotme, por edhe mund të të japë lehtësim duke iu përgjigjur pyetjeve të tua, si për shembull:

Meqë po e lexon këtë libër, do të thotë se dëshiron të dish çfarë mëson Bibla. Ky libër do të të ndihmojë. Siç do ta shikosh, në fund të faqeve ka pyetje për çdo paragraf. Për miliona njerëz që kanë bërë biseda biblike me Dëshmitarët e Jehovait, kjo metodë me pyetje dhe përgjigje ka qenë shumë e dobishme. Shpresojmë të jetë kështu edhe për ty. Urojmë që Perëndia të të bekojë gjatë këtyre bisedave të kënaqshme për të kuptuar se çfarë mëson vërtet Bibla!

NJIHE SA MË MIRË BIBLËN

Një Bibël

BIBLA përbëhet nga 66 libra dhe letra. Këto janë ndarë në kapituj e në vargje, që t’i gjejmë me lehtësi. Kur në këtë botim janë shënuar shkrime biblike, numri i parë pas emrit, tregon kapitullin e librit ose të letrës, kurse numri tjetër tregon vargun. Për shembull, «2 Timoteut 3:16» do të thotë, letra e dytë drejtuar Timoteut, kapitulli 3, vargu 16.

Duke i kërkuar shkrimet që janë në këtë botim, s’do të kalojë shumë kohë dhe do ta njohësh mirë Biblën e do të dish si ta përdorësh. Gjithashtu, a ke menduar të fillosh një program për ta lexuar përditë Biblën? Po të lexosh tre deri në pesë kapituj çdo ditë, do të arrish ta përfundosh të gjithë Biblën brenda një viti.

KryePjesa vijuese

Botuar më 2005